
Rigjej qendrën e vetvetes dhe merr frymë sërish!
Aty ku mirëqënia e vërtetë nuk është luks, është standart!
Transformo trupin & jetën tënd me Equilibrium!
Momenti yt është tani!
Transformo trupin & jetën tënd me Equilibrium!
Momenti yt është tani!
Unë jam Dr. Hana Ameti – mjeke, nutricioniste klinike dhe themeluese e Equilibrium by Hana, një qasje e re dhe e thelluar në mënyrën si ushqehemi, shërohemi dhe rigjejmë balancën tonë të brendshme.
Puna ime nuk është thjesht të krijoj dieta – por të ndërtoj ura midis trupit dhe mendjes, të ndihmoj gra që ndihen të lodhura, të fryra, të paqëndrueshme në hormonë e humor, që të rifitojnë kontrollin, vitalitetin dhe veten e tyre.
Pas shumë vitesh pune në mjekësi, me përvojë të drejtpërdrejtë në kujdesin post-bariatrik dhe ndjekje klinike të pacientëve me Hashimoto, intoleranca ushqimore dhe çrregullime të zorrëve, kuptova se trajtimi duhet të jetë më shumë se një listë ushqimesh. Duhet të jetë një udhëtim i personalizuar, i ndjeshëm dhe transformues.
Equilibrium by Hana është një brand për shëndetin, është krijuar si një hapësirë e pastër, e ndriçuar dhe e besueshme për gratë që janë lodhur nga dieta që s’funksionojnë, nga udhëzime që nuk dëgjojnë trupin, dhe nga zgjidhje që shtypin simptomat por nuk shërojnë shkakun.
Equilibrium nuk është vetëm një markë – është një filozofi jetese.
Një rrugë që të çon drejt ekuilibrit hormonal, peshës së shëndetshme, përmirësimit të tretjes, dhe qetësisë mendore – pa ekstremizma, pa uri, pa ushqime të industrializuara.
Çdo plan ushqimor që krijoj është i individualizuar, i bazuar në njohuri mjekësore, etikë profesionale dhe dëgjim aktiv ndaj nevojave reale të pacientit.
Këtu nuk ke thjesht një mjeke dhe nutricioniste. Ke një profesioniste që ecën me ty, që e kupton ankthin përpara peshës, pasigurinë që sjell një stomak i fryrë apo një trup që s’përgjigjet më.
Dhe të ndihmon të kthehesh në versionin më të fuqishëm, të lehtë dhe të shëndetshëm të vetes tënde.
Eja në Equilibrium – aty ku dieta nuk është ndëshkim, por kujdes.
Aty ku nuk humbet vetëm peshë – por rikuperon shëndetin, bukurinë dhe balancën tënde të brendshme.
Te Equilibrium by Hana, misioni ynë është të rikthejmë trupin e gruas në qendër të vëmendjes – jo për ta ndryshuar sipas standardeve, por për ta shëruar, balancuar dhe fuqizuar nga brenda jashtë.
Një paketë ekskluzive shërbimesh të kuruara me përpikmëri, profesionalizëm dhe dashuri për çdo grua që dëshiron transformimin e vërtetë.
🔶 1. Konsulta Nutricionale Profesionale
🩺 “Equilibrium by Hana dëgjon trupin tënd, kupton rrënjën, ndërton zgjidhjen”
Konsultim individual 1:1 – për të analizuar simptomat, historikun shëndetësor, zakonet ushqimore dhe për të vendosur së bashku trajtimin ideal & 100% të personalizuar.
📌 Përfshin:
• Analizë të plotë nutricionale
• Interpretim të analizave mjekësore
• Rekomandime të personalizuara
🔶 2. Regjime Ushqimore të Personalizuara Premium
🥗 “Dieta që flet gjuhën e trupit tënd”
Nuk janë plane standarde. Janë protokolle të personalizuara për:
1) Hashimoto, tiroiden, çrregullime hormonale
2) PCOS, probleme me infertilitetin
3) Periudhën gjatë dhe pas shtatzanisë
4) Post-bariatrik, sleeve, bypass
5) Sindroma e zorrës së irrituar, kapsllëk, refluks
6) Rënie në peshë me ritme të shëndetshme dhe të qëndrueshme
7) Insulinë-Rezistencë
8) Mëlçiinë e dhjamosur alkoolike & jo-alkoolike
9) Defiçienca nutricionale
10) Mbështetje në menaxhimin e simptomave të pre-menopauzës
📌 Përdoren vetëm ushqime natyrale, receta të shijshme dhe ndjekje 1:1.
🔶 3. Regjime Ushtrimore të Personalizuara
🧘♀️ “Lëvizje që ushqen jo vetëm trupin, por dhe shpirtin”
Programe lëvizjeje që përputhen me nivelet hormonale, energjinë, ciklin menstrual dhe sëmundjet kronike. Të dizajnuara për:
Pastrimin limfatik
Qetësimin e sistemit nervor
Aktivizimin metabolik pa stres fizik
📌 Ndihmë për të ndërtuar një rutinë të shëndetshme, pa gjymtyrë të lodhura apo inflamacion.
🔶 4. Ujërat Detox & Recetat Ekskluzive
💧 “Balancë që fillon në gotë”
Koleksion i përzgjedhur me formula unike për detoksifikimin natyral të trupit:
Ujëra me fruta, bimë dhe erëza
Eliksire për zorrë të shëndetshme dhe bark të sheshtë
Mbështetje për tiroiden, mëlçinë dhe sistemin limfatik
📌 Të gjitha formuluar me profesionalizëm, me eksperiencë klinike dhe njohuri mjekësore-naturopatike.
🔶 5. Paketa Kombinuese “Equilibrium Total”
🎁 “Një program gjithëpërfshirës për transformimin tënd”
Një paketë që përfshin:
• Konsultën 1:1
• Dietën e personalizuar
• Programin ushtrimor
• Çdo javë paketa detox në shtëpinë tënde
• Ndjekje javore, 14-ditore ose mujore
📌 Ideal për atë grua që dëshiron rezultate reale, jo tentativa të pafrytshme.
🔶 6. Bonus: Guidat & Ebook Falas
📚 “Njohuria është shërim”
Për të gjitha abonentet, ofrohen:
• Mini-guidat javore
• Ebook: “7 Ditë Detox për Bark të Sheshtë & Energji”
•Listat e blerjes + recetat ushqimore sezonal
✨️ Në Equilibrium, ne e dimë se:
Nuk ka asnjë trup të njëjtë. Prandaj, nuk ka asnjë dietë të njëjtë.
Në Equilibrium, çdo plan është art i personalizuar – me ty në qendër.
Get 10% off your first purchase when you sign up for our newsletter!
We use cookies to analyze website traffic and optimize your website experience. By accepting our use of cookies, your data will be aggregated with all other user data.