Equilibrium by Hana
  • Home
  • IBS (Zorra e Irrituar)
  • Ushqyerja në Hashimoto
  • PCOS: Ovari Policistik
  • Mëlçia e Dhjamosur
  • Konstipacioni (Kapsllëku)
  • Hemorroidet
  • Insulinë-Rezistenca
  • Inflamacioni Kronik
  • Gjithçka mbi Menopauzën
  • More
    • Home
    • IBS (Zorra e Irrituar)
    • Ushqyerja në Hashimoto
    • PCOS: Ovari Policistik
    • Mëlçia e Dhjamosur
    • Konstipacioni (Kapsllëku)
    • Hemorroidet
    • Insulinë-Rezistenca
    • Inflamacioni Kronik
    • Gjithçka mbi Menopauzën
Equilibrium by Hana
  • Home
  • IBS (Zorra e Irrituar)
  • Ushqyerja në Hashimoto
  • PCOS: Ovari Policistik
  • Mëlçia e Dhjamosur
  • Konstipacioni (Kapsllëku)
  • Hemorroidet
  • Insulinë-Rezistenca
  • Inflamacioni Kronik
  • Gjithçka mbi Menopauzën

Hemorroidet

Hemorroide – Shkaqe, Parandalim dhe Ushqyerja si Aleati Juaj

 

Çfarë janë hemorroidet?



Hemorroidet janë zgjerime dhe inflamacion i venave në zonën e rektumit ose anusit. Ato mund të jenë të brendshme ose të jashtme dhe shpesh shoqërohen me simptoma si kruarje, dhimbje, gjakderdhje gjatë defekimit dhe ndjesi presioni.

Në praktikën time klinike kam parë që hemorroidet nuk janë thjesht një problem lokal – ato shpesh tregojnë një disbalancë më të thellë në funksionin e aparatit tretës, qoftë nga kapsllëku kronik, ushqyerja e varfër, mungesa e aktivitetit fizik apo inflamacioni sistemik.



Shkaqet më të zakonshme – dhe disa më pak të njohura



  • Kapsllëku kronik – presioni i shtuar gjatë defekimit dëmton muret venoze.
  • Dieta e varfër në fibra – masa fekale e fortë irriton kanalin anal.
  • Mungesa e ujit – dehidratimi zbut mukozat dhe përkeqëson inflamacionin.
  • Shtatzënia – rrit presionin intra-abdominal dhe ngadalëson qarkullimin venoz.
  • Pesha e tepërt trupore – shton presionin në venat pelvike.
  • Ushqimet inflamatore – sheqeri i rafinuar, yndyrnat trans, alkooli dhe ushqimet ultra të përpunuara.
  • Çrregullimet hormonale – veçanërisht hipotiroidizmi dhe çrregullimet e kortizolit që ngadalësojnë tretjen.


 

Ushqimet “mrekulli” për shëndetin venoz dhe parandalimin e hemorroideve

🔹 Fara liri të bluara – rrisin fibrat tretshme dhe mbajnë masën fekale të butë.
🔹 Kivi dhe fiqtë e freskët – burime të shkëlqyera të fibrave dhe enzimeve natyrale tretëse.
🔹 Boronicat dhe frutat e pyllit – pasura me antocianina që forcojnë muret venoze.
🔹 Avokado – yndyrna të shëndetshme që ndihmojnë në lubrifikimin natyral të zorrëve.
🔹 Hudhra dhe qepa e kuqe – përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe reduktojnë inflamacionin.
🔹 Kefiri dhe kosi natyral – rivendosin mikrobiotën e shëndetshme të zorrëve.
🔹 Panxhari – detoksifikues i fuqishëm dhe stimulator i qarkullimit periferik. 





 

Gabime që përkeqësojnë hemorroidet


❌ Mbajtja e gjatë e nevojës për të defekuar
❌ Ulja për periudha të gjata pa lëvizje
❌ Konsumimi i tepruar i pikantes së fortë në fazat e irritimit
❌ Përdorimi i letrës higjienike të ashpër në vend të larjes me ujë të vakët
❌ Dieta e varfër në perime të freskëta dhe ujë


Regjim 1-ditor model për lehtësimin e simptomave

  •  Mëngjesi – Smoothie me kefir, fara liri të bluara, boronica, panxhar të zier 
  •  Mesvakti – 2 fiq të freskët + një grusht bajames të njomura.
  • Dreka – Sallatë me spinaq të freskët, avokado, salmon të pjekur, vaj ulliri dhe limon
  •  Mesvakti pasdite – Kivi + kos + fara kungulli + fara chia + goji berri
  • Darka – Supë krem me kungull dhe karotë + bukë thekre integrale.
  • Para gjumit – Çaj kamomili ose luleradhiqe për qetësim të zorrëve. 



 

Këshilla praktike të menjëhershme


  • Pini të paktën 2 litra ujë në ditë (përfshirë çajrat bimore).
  • Lëvizni çdo orë nëse punoni ulur.
  • Përfshini ushtrime të buta si yoga ose ecje të shpejtë.
  • Përdorni banja të ngrohta  për qetësimin e zonës.



SHËROHU ME EQUILIBRIUM BY HANA

 

Si ndihmon “Equilibrium by Hana”


Planet tona ushqimore nuk janë dieta të përgjithshme – janë protokolle ushqimore të personalizuara që:

  • Balancojnë tretjen dhe parandalojnë kapsllëkun
     
  • Forcojnë muret e venave dhe përmirësojnë qarkullimin
     
  • Reduktojnë inflamacionin sistemik
     
  • Adaptohen sipas intolerancave dhe stilit të jetesës suaj
     

Me shunë vite eksperiencë, unë kombinoj shkencën e ushqyerjes me qasjen holistike për të ofruar zgjidhje afatgjata, jo vetëm shërim të përkohshëm të simptomave.


📩 Abonohu tani për të marrë një regjim të personalizuar që të ndihmon të menaxhosh hemorroidet dhe të përmirësosh tretjen përgjithmonë. Shëndeti juaj fillon në pjatën tuaj – dhe unë jam këtu për t’ju udhëhequr hap pas hapi.

Shërohu dhe transformo shëndetin tënd TANI!

Merr Regjimin Tënd!

Copyright © 2025 Equilibrium by Hana - All Rights Reserved.

Powered by

This website uses cookies.

We use cookies to analyze website traffic and optimize your website experience. By accepting our use of cookies, your data will be aggregated with all other user data.

Accept