Kapsllëku nuk është thjesht mungesë ose vështirësi në jashtëqitjeje
Kapsllëku (konstipacioni) është një nga çrregullimet më të zakonshme të tretjes, por shpesh trajtohet sipërfaqësisht. Në realitet, kapsllëku është një sinjal alarmi se sistemi tretës, hormonal dhe nervor nuk po funksionojnë siç duhet.
Në Equilibrium by Hana, ofrojmë trajtim natyral dhe të personalizuar të kapsllëkut përmes analizës së shkaqeve rrënjësore dhe planeve ushqimore të dizajnuara për të rikthyer ritmin natyral të zorrëve.
Shumë njerëz mendojnë se kapsllëku ndodh vetëm nga mungesa e fibrave ose ujit, por klinikisht shohim shpesh faktorë të tjerë:
Përveç fibrave të zakonshme, këto ushqime kanë treguar efekt klinik për përmirësimin e lëvizshmërisë së zorrëve:
Para vaktit të mëngjesit, pini:
1 gotë ujë të vakët + 1 majë luge çaji kripë deti artizanale + lëng 1/2 limoni + 1 kumbull të thatë + 1 lugë gjelle fara chia + 1 lugë gjelle vaj ulliri
Ky ritual nxit peristaltikën dhe hidraton masën fekale.
(Shembull nga stili Equilibrium by Hana – planet tona personalizohen sipas profilit tuaj)
📌 Mos e lini kapsllëkun të bëhet kronik. Abonohuni sot për një regjim ushqimor të personalizuar Equilibrium dhe riktheni lirinë e zorrëve tuaja!
Please reach us at dr.hanaameti@gmail.com if you cannot find an answer to your question.
Kapsllëku mund të shkaktohet nga një kombinim faktorësh si mungesa e fibrave në dietë, hidratimi i pamjaftueshëm, mungesa e aktivitetit fizik, përdorimi i disa medikamenteve, stres kronik ose çrregullime hormonale (p.sh., hipotiroidizmi). Në disa raste, shkaku lidhet me një disbalancë të mikrobiotës së zorrëve.
Mesatarisht, të rriturit kanë nevojë për 25–35 gram fibra në ditë nga burime si perime, fruta, bishtajore dhe drithëra integrale. Fibrat duhet të kombinohen gjithmonë me ujë të mjaftueshëm për të shmangur fryrjen apo përkeqësimin e kapsllëkut. Kini kujdes, vetëm fibrat nuk mjaftojnë.
Hidratimi është thelbësor, por nuk është i vetmi faktor. Konsumimi i ujit ndihmon në zbutjen e masës fekale, por për rezultate optimale duhet të kombinohet me fibra, lëvizje të përditshme dhe një dietë të pasur me ushqime probiotike, yndyrna të shëndetshme, elektrolite dhe ushqime me efekt anti-inflamator.
Po. Çrregullime si menopauza, cikli menstrual, shtatzënia, Hashimoto ose hipotiroidizmi mund të ngadalësojnë motilitetin e zorrëve. Një plan ushqimor i personalizuar mund të ndihmojë në balancimin hormonal dhe në përmirësimin e funksionit të zorrëve.
Ushqimet shumë të përpunuara, sheqernat e rafinuara, djathrat shumë të yndyrshëm, mishi i përpunuar, buka e bardhë dhe pijet e gazuara shpesh e përkeqësojnë kapsllëkun. Po ashtu, konsumimi i tepruar i kafeinës mund të dehidratojë trupin.
Po. Probiotikët, sidomos nga burime natyrale si kosi i paëmbëlsuar, kefiri, lakra turshi, por edhe ushqime me efekt prebiotik, ndihmojnë në rivendosjen e ekuilibrit të baktereve të mira të zorrëve, duke përmirësuar motilitetin.
Në varësi të shkakut, shumë pacientë vërejnë ndryshime brenda 3–7 ditëve. Megjithatë, në kapsllëkun kronik ose të lidhur me probleme hormonale, përmirësimi i qëndrueshëm kërkon disa javë dhe ndryshime të qëndrueshme të stilit të jetesës.
We use cookies to analyze website traffic and optimize your website experience. By accepting our use of cookies, your data will be aggregated with all other user data.