Çfarë është Mëlçia e Dhjamosur (Steatoza Hepatike)?
Mëlçia e dhjamosur ndodh kur qelizat e saj mbushen me yndyrë përtej normales. Kjo gjendje është gjithnjë e më e përhapur, sidomos tek personat me mbipeshë, obezitet, insulinë-rezistencë, diabet ose stil jete sedentare.
Nëse nuk trajtohet në kohën dhe mënyrën e duhur, mund të çojë në fibrozë, cirrozë ose kancer të mëlçisë.
💡 Lajmi i mirë? Mëlçia ka aftësi të rigjenerohet nëse ushqeheni në mënyrë të drejtë dhe largoni faktorët dëmtues.
Mëlçia e dhjamosur nuk shkakton gjithmonë simptoma, por kur i shkakton, simptomat janë si më poshtë:
• Lodhje e shpeshtë, mungesë energjie, dobësi
• Dhimbje ose presion në anën e djathtë të barkut
• Fryrje dhe çrregullime në tretje
• Vlera të larta të enzimave të mëlçisë në analizat e gjakut
• Mbipeshë, sidomos në zonën e barkut
Kur situata përshkallëzohet deri në cirrozë, simptomat janë:
• Të përziera të vazhdueshme
• Mungesë oreksi
• Humbje e pashpjegueshme e peshës
• Sy dhe lëkurë e zverdhur
• Urinë me ngjyrë të errët
• Jashtqitje e zezë
• Episode konfuzioni
• Acarime dhe kruajtje të lëkurës
⚠️ Natyra e heshtur e sëmundjes, me pak ose aspak simptoma, shpesh çon në diagnozë të vonë kur janë zhvilluar tashmë komplikime të tilla si inflamacioni i mëlçisë (MASH), fibroza, cirroza ose kanceri i mëlçisë. Nëse përjetoni ndonjë nga këto simptoma, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore të profesionalizuar, pa humbur kohë.
Mëlçia e dhjamosur (Steatoza hepatike) ka shumë shkaktarë. Gjisesi, predispozitat e zhvillimit të një mëlçie të dhjamosur janë shumë më të larta kur egziston një faktor kardiometabolik, nga konsumimi i alkoolit ose të dyja.
Shkaktarët kryesorë të mëlçisë së dhjamosur janë:
• Përdorimi i tepruar dhe në sasi të mëdha i alkoolit
• Prezenca e sindromave metabolike (insulinë-rezistencë, tension i lartë gjaku, kolesterol i lartë, trigliceride të larta)
• Diabet Mellitus Tip ll
• Mbipesha/obeziteti
• Sindroma e Ovarit Policistik (PCOS)
• Apnea e gjumit
• Hipotiroidizëm
• Hipopituitarizëm
• Inflamacioni kronik & stresi oksidativ
• Efekt anësor i përdorimit të disa terapive me medikamente të tilla si: amiodarone, diltiazem, tamoxifen ose steroide.
Një regjim i kujdesur mund të:
• Ulë depozitimin e yndyrës në qelizat e mëlçisë
• Reduktojë inflamacionin & stresin oksidativ
• Përmirësojë ndjeshmërinë ndaj insulinës
• Nxisë rigjenerimin qelizor
• Nxis humbjen e kilogramëve të tepërt
• Reduktojë enjtjen e barkut
• Eleminojë akumulimet e dhjamit abdominal
1. Eliminoni pijet e gazuara dhe sheqernat e rafinuar.
2. Konsumoni perime jeshile të errëta dhe brokoli çdo ditë.
3. Zgjidhni proteina kualitative: peshk, mish pule, vezë organike.
4. Konsumoni formula detoksifikuese dhe çajra bimore sipas këshillave të profesionistëve.
5. Shmangni alkoolin dhe yndyrnat e hidrogjenizuara
6. Konsumoni më shumë ujë dhe elektrolite.
7. Shtoni në rutinën tuaj të paktën 20 min ecje në ajër të pastër çdo ditë.
8. Bëni një gjumë cilësor 6-8 orarësh.
9. Fillojeni ditën me një gotë ujë të ngrohtë me lëng limoni.
10. Këshillohuni me profesionistë dhe mos ndiqni regjime të përgjithshme, të cilat premtojnë shumë por rezultojnë të pafrytshme.
Çdo organizëm është unik.
Në Equilibrium By Hana, regjimet për mëlçinë e dhjamosur:
• Hartohen sipas analizave dhe historikut shëndetësor.
• Kombinojnë nutricionin klinik, njohuritë shkencore-mjekësore dhe një qasje natyropatike.
• Sigurojnë humbje peshe të qëndrueshme.
• Pastrojnë dhe rigjenerojnë mëlçinë natyrshëm.
• Regjimi ushqimor i personalizuar kombinohet me një regjim ushtrimor, gjithashtu të personalizuar për maksimizim të rezultateve.
Mëlçia është “laboratori” i trupit tuaj – mos e lini të mbingarkohet.
📩 Kontaktoni Equilibrium By Hana për të marrë planin tuaj ushqimor të personalizuar që rikthen energjinë, tretjen e mirë dhe shëndetin e mëlçisë.
Na kontaktoni në njërën prej formave të kontaktit për çdo pyetje dhe interesim tuajin! 🍀
Po, sidomos në fazat e hershme dhe të mesme, ndryshimi i ushqyerjes dhe stilit të jetesës mund ta rikuperojë plotësisht funksionin e mëlçisë.
Varet nga shkalla e dëmtimit dhe nga sa saktë ndiqet regjimi ushqimor. Zakonisht duhen 3–6 muaj për përmirësime të dukshme në analiza.
Po. Edhe sasitë e vogla të alkoolit pengojnë procesin e shërimit.
Po, shumica e personave humbasin peshë gradualisht dhe në mënyrë të qëndrueshme, pasi regjimi për mëlçinë fokusohet tek ushqime të pastra dhe anti-inflamatore.
Po, shumica e pacientëve humbasin peshë gradualisht dhe në mënyrë të qëndrueshme, pasi regjimi për mëlçinë fokusohet tek ushqime të pastra dhe anti-inflamatore.
Regjimet Equilibrium bazohen në kombinimin e analizave laboratorike, gjendjes shëndetësore dhe një qasje të personalizuar mjekësore + natyropatike, që i përshtatet trupit tuaj 100%.
We use cookies to analyze website traffic and optimize your website experience. By accepting our use of cookies, your data will be aggregated with all other user data.